RajonTopLajm

Voton Berisha/ Gruas së tij i ndodh e papritura gjatë votimit, ish kryeministri: “Votimi i sigurtë drejt fitores”

Ish kryeministri Sali Berisha ka shkuar të votojë bashkë me gruan e tij, Liri Berishën. Teksa po votonin, gruaja e tij ka hasur vështirësi në identifikimin elektronik sepse makineria nuk i ka njohur shenjat e gishtave. Në këto momente, Berisha i drejtohet të shoqes duke i thënë “ça po bën o Liri?!”. Ajo i përgjigjet se makineria nuk i njeh shenjat e gishtave dhe i jep atij leje që të dali para saj nga qendra e votimit. Në fjalën e tij para mediave pasi ka dalë nga qendra e votimit, Berisha ka theksuar se fitorja po bëhet më e madhe çdo minutë që kalon, duke u kërkuar shqiptarëve të dalin të votojnë. “Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar Ftoj me këtë rast cdo qytetar të këtij vendi të firmosë ditën e sotme, një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët, të votojë për sakrificat e tij, për familjen, fëmijët, nipërit, mbesat, për emigrantët shqiptarë që një regjim në largim i bllokoi, u shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre. Të votojnë për të gjithë ata të cilët i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri. Deri tani votimi po ecën i sigurt drejt fitores me gjithë përpjekjet, e përpëlitjet anti-ligjore, të pamoralë, fitorja po bëhet cdo sekond dhe minutë më e madhe, më e bukur dhe më e fuqishme”, tha Berisha. Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

Related Articles

Back to top button
Close
Close