Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca parlamentare ku do të votohen anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Dy kandidatët për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së që do të votohen nga Kuvendi janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli.
Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik që do të votohen nga Kuvendi, pas kalimit në Komisioinin e Medias janë:
Nga opozita:
Petrit Beci
Rajmonda Bulku
Osman Mula
Bujar Kapexhiu
Robert Budina
Nga mazhoranca:
Lorenc Vangjeli
Zamira Kita
Eno Civici
Alket Braho
Pano Xhixho.
Gjithashtu në rend dite është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Pritet të diskutohet edhe për strukturën dhe organikën e INSTAT-it./ CNA