LajmeMaqedoniTopLajm

Votimi vazhdoi në disa qendra votimi, ja cilat ishin

Për shkak të problemeve teknike të raportuara tashmë mëngjesin e sotëm, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka vazhduar votimin pas orës 19:00 në gjithsej katër vendvotime. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, bëri të ditur se votimi më së shumti është zgjatur në një vendvotim në Gazi Babë.

“Votimi do të vazhdojë në këto vende: Zelenikovë, vendvotimin 2376 deri në ora 20:20, vendvotimin Gazi Babë 2544 deri në ora 21:00, Qendër, vendvotimin 2796 deri në ora 20:35 dhe vendvotimin në Koçan, 838/1 deri në ora 20:30.Dy-tri nga këto vendvotime janë ato që sot në mëngjes kanë pasur probleme teknike, kështu që nuk ka shumë vendvotime në të cilat do të zgjatet votimi”, tha kryetari Dashtevski.

Dashtevski njoftoi se rezultatet fillestare jozyrtare të votimit për president dhe deputetë do t’i shpallë sonte në ora 23:30.

Related Articles

Back to top button
Close
Close