LajmeMaqedoniTopLajm

Votimi në Tetovë zhvillohet pa ndërprerë, kanë votuar rreth 21 përqind e qytetarëve

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë Nazmi Dauti, në një deklaratë për Nistori, ka treguar për rrjedhën e procesit zgjedhor në Komunën e Tetovës.

Ai deklaroi se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe se nuk ka pasur parregullsi. Dauti tha se dalja në votime në Tetovë, deri në ora 13 ka qenë rreth 21 përqind.

“Të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 07:00. Procesi i votimit vazhdon pa ndërprerë në të gjitha 117 vendvotimet, nuk ka pasur ndonjë problem eventual që është dashur të intervenohet nga ana e Komisionit Komunal Zgjedhor. Ka pasur probleme me aparatet fingerprint, por pas intervenimit të KKZ-së votimi ka vazhduar normalisht. Deri në orën 13 që kanë votuar është 17.101, që në përqindje është përafërsisht 21 përqind. Dalja është për 5 përqind më shumë në krahasim me raundin e parë”, tha Dauti.

Ai gjithashtu shtoi se në pjesën e mbetur të ditës, pritet që qytetarët të dalin më shumë në votime, si dhe të ketë më shumë dalje se në raundin e parë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close