LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-VLEN dhe e Majta bëjnë 80 vota për Safe Cyti

Shkup – VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe Levica kanë siguruar shumicën e nevojshme parlamentare për miratimin e projektit “Safe City”. Vendimi u mor pas koordinimeve mes grupeve parlamentare, duke hapur rrugën për zbatimin e sistemit të ri të sigurisë dhe monitorimit në trafikun rrugor.

Ky propizim ligj kështu si është është kundërshtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës dhe Arben Taravarit sidhe nga partia Pupulli e Skender Rexhepit.

Sipas përfaqësuesve të shumicës, projekti “Safe City” ka për qëllim rritjen e sigurisë publike, uljen e aksidenteve në komunikacion dhe forcimin e rendit përmes përdorimit të teknologjisë moderne. Ata theksuan se sistemi do të funksionojë në përputhje me ligjet ekzistuese dhe standardet për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nga ana tjetër, janë shprehur edhe qëndrime kritike lidhur me mënyrën e zbatimit dhe mbikëqyrjen e projektit, duke kërkuar transparencë të plotë dhe garanci se nuk do të ketë keqpërdorime.

Me këtë shumicë të re, pritet që “Safe City” të hyjë në fazën e implementimit në periudhën e ardhshme

Related Articles

Back to top button
Close
Close