
Në përfundim të vitit 2022 nga partia opozitare VMRO-DPMNE, kanë reaguar duke thënë se prapa vetës jemi duke lënë një vit me skandale dhe dështime të shumta të Qeverisë. Nga atje thonë se Qeveria e Kovaçevskit dhe Ahmetit prapa vetes po lenë një vit me 365 skandale. VMRO, nënnvizon se populli dhe biznesi po varfërohen, ndërsa funksionarët e korruptuar të pushtetit po i mbushin xhepat e tyre. Sipas tyre, gjysmë milion qytetarë jetojnë në varfëri.
“Të punësuarit në postat e Maqedonisë, prodhuesit e orizit, dhe të punësuar në kompani tjera nuk arritën të paguajnë mundin, por për këtë drejtoria për libra amë ka dhënë tender për digjitalizimin e kompanisë e formuar pak para shpalljes së furnizimit publik. Ky ishte vit që e shënoi keqpërdorimet e detyrës zyrtare dhe keqpërdorimi i parave popullore. E kështu mësuam se gen-seku i Qeverisë Muhamed Zekiri po ngarkohet për dëmtim të buxhetit shtetëror në vlerë prej thuajse një milion euro për studim fizibiliti për privatizimin e postës. Për këtë rast, hetimi nuk u zgjerua të shihet se kush nga përfaqësuesit e Zekirit ka marë pjesë në këtë vepër, gjegjësisht nëse Zaev apo ministrat tjerë e kanë nxitur veprën”, thonë nga VMRO.
VMRO-DPMNE, gjithashtu tha se për shkak të Bullgarisë, Maqedonia ishte e detyruar të ndryshojë librat, ngjarjet dhe figurat kombëtare.