LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE zbulon se të punësuarit e qeverisë shëtisin si gazetarë në llogari të qeverisë

VMRO-DPMNE sot ka zbuluar një “skandal” të ri nga ana e Qeverisë.

Zgjidhja është zbuluar më në fund: nëse keni kërpudhat në gishtërinjtë tuaj, bëjeni këtë tani

Sipas publikimeve të VMRO-së, bëhet fjalë për gjashtë persona të punësuar në Qeveri, ndërsa si gazetarë kanë qëndruar në gjashtë dhoma të ndryshme të hotelit, me pansion të plotë, për tre ditë si dhe kanë shfrytëzuar vetura të Qeverisë.

“Ja ky është luksi i Qeverisë në kohë krize. Derisa i bindin punonjësit e arsimit se nuk kanë para të mjaftueshme për rritje të pagave që u takojnë, derisa nuk ka subvencione të paguara në arsim, derisa nuk ka masa efektive për parandalimin e inflacionit, kjo Qeveri vazhdon me harxhimin e parave të popullit për shërbime hotelierike, udhëtime dhe ngjashëm. Të rikujtojmë se qindra miliona euro nga buxheti janë dedikuar për harxhime joproduktive, lukse dhe kënaqësi të Qeverisë. Në kohë krize, harxhuan 2,5 milion euro për vetura zyrtare, ndërsa 2 milionë të tjera për mobilje, kafe dhe lule. Populli e paguan shtrenjtë luksin e Qeverisë. Kjoduhet të ndalojë. Kjo Qeveri është burim i skandaleve dhe krizave duhet të ikë”,thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së

Related Articles

Back to top button
Close
Close