LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: “Stevço Jakimovski le të shkojë në Bihaç, kallëzimi penal iu dorëzua në kohën e LSDM”

VMRO-DPMNE reagoi ashpër ndaj akuzave të Stevço Jakimovskit, duke i kujtuar se kallëzimi penal kundër tij është dorëzuar në periudhën kur në pushtet ishte LSDM.

Në komunikatën partiake, Jakimovski cilësohet si “person që gjendet në listën e zezë të SHBA-së”, ndërsa nga VMRO-DPMNE vlerësojnë se ai ende nuk mund të pajtohet me humbjen zgjedhore në Karposh.

“Personi Stevço Jakimovski, i cili është pjesë e listës së zezë të SHBA-së, ende nuk mund të pajtohet me faktin se i humbi zgjedhjet në Karposh, prandaj çdo ditë merret me VMRO-DPMNE”, thuhet në reagim.

Nga partia i rekomandojnë që “herën tjetër të xhirohet para selisë së LSDM-së në Bihac”, pasi kallëzimi penal kundër tij është dorëzuar pikërisht në kohën e qeverisjes së LSDM-së.
“Rekomandojmë që Stevço Jakimovski herën tjetër të xhirohet në Bihac para selisë së LSDM-së, sepse kallëzimi penal iu dorëzua pikërisht në kohën e qeverisjes së LSDM-së”, theksohet në komunikatë.

Në reagim ata u ndalën edhe te gjendja e tij shëndetësore, duke shprehur habi se Jakimovski, i cili më parë çdo ditë mbante konferenca për shtyp mbi gjendjen shëndetësore të Sotorit, tani thirret në sëmundje kur duhet të përballet me organet e drejtësisë.
“Nuk është i sëmurë për deklarata të pakuptimta, por është i sëmurë kur duhet të shkojë në burg”, porosit VMRO-DPMNE.

Reagimi vjen pasi më herët Jakimovski kishte drejtuar akuza ndaj VMRO-DPMNE-së për një ndërtim të paligjshëm në objektin e Pallatit të Bardhë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close