LajmeMaqedoni

Vlona Pollozhani: Ligji nuk garanton që një numër i caktuar anëtarësh të Trupit Koordinues të jenë shqiptarë

Profesoresha universitare Vlona Pollozhani përmes një postimi në profilin e saj ka komentuar propozim ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat duke shënuar se ky ligj nuk duhet të vlerësohet thjesht si legjislacion që rregullon qasjen e barabartë në punësimin publik. Ai është legjislacion zbatues i një prej garancive qendrore të rendit kushtetues të krijuar pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shkruan Top24

Pollozhani më tej sqaron se “Amendamenti VI e ngriti më pas përfaqësimin e drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive në vlerë themelore të rendit kushtetues. Problemi qendror i projektligjit është se ai e shndërron një garanci kushtetuese në një mekanizëm të dobët individual për dhënien e përparësisë vetëm në rast barazie brenda procedurave të zakonshme të punësimit” përcjellë Top24.

Ky projektligj nuk duhet të vlerësohet thjesht si legjislacion që rregullon qasjen e barabartë në punësimin publik. Ai është legjislacion zbatues i një prej garancive qendrore të rendit kushtetues të krijuar pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Amendamenti VI e ngriti më pas përfaqësimin e drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive në vlerë themelore të rendit kushtetues.
Problemi qendror i projektligjit është se ai e shndërron një garanci kushtetuese në një mekanizëm të dobët individual për dhënien e përparësisë vetëm në rast barazie brenda procedurave të zakonshme të punësimit.
Ligji nuk garanton që një numër i caktuar anëtarësh të Trupit Koordinues të jenë shqiptarë, që përfaqësuesit shqiptarë të marrin pjesë në hartimin e metodologjisë, që shoqëria civile shqiptare të përfaqësohet, që profesorët nga komuniteti akademik shqiptar të përfshihen, që vendimet të kërkojnë mbështetjen e anëtarëve joshumicë ose që trupi ta pasqyrojë strukturën demografike të shtetit

Related Articles

Back to top button
Close
Close