LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: Rishikimi i Buxhetit për vitin 2026 është zhvillimor, investimet kapitale rriten për 14,5 për qind

VMRO-DPMNE: Rishikimi i Buxhetit për vitin 2026 është zhvillimor, investimet kapitale rriten për 14,5 për qind

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2026 dëshmon se Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja po punon me përgjegjësi dhe po i orienton mjetet në sektorët ku mund të sjellin efektin më të madh. Në vend të shkurtimit të zhvillimit, si në kohën e LSDM-së dhe BDI-së, tani po investohet në të ardhmen, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Të ardhurat e përgjithshme rriten për 4 miliardë e 575 milionë denarë, përkatësisht për 1,2 për qind, duke arritur në 379,5 miliardë denarë. Shpenzimet e përgjithshme rriten për 11,6 miliardë denarë, ose për 2,8 për qind.

Deficiti buxhetor rritet dhe arrin në 4,1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por, sipas partisë, më e rëndësishme është se ku do të orientohen mjetet shtesë.

Shpenzimet kapitale rriten për 5 miliardë e 814 milionë denarë, përkatësisht për 14,5 për qind. Nënprogramet zhvillimore rriten për 4 miliardë e 215 milionë denarë dhe arrijnë në më shumë se 41 miliardë denarë.

“LSDM-ja përsëri po përpiqet ta reduktojë debatin vetëm te një shifër – deficiti. Megjithatë, qytetarët kanë të drejtë ta dinë të gjithë të vërtetën. Çdo denar nga hapësira shtesë fiskale është orientuar drejt investimeve që krijojnë vende pune, e nxisin ekonominë dhe lënë vlerë të qëndrueshme. Kjo është politikë ekonomike e përgjegjshme dhe jo populizëm”, thuhet në reagim.

Nga VMRO-DPMNE-ja theksojnë se nuk bëhet fjalë vetëm për shifra në letër, por për rrugë të reja, infrastrukturë hekurudhore, ujësjellës, kanalizime, shkolla, kopshte, institucione shëndetësore, projekte për mbrojtjen e mjedisit dhe investime në komuna.

“Dallimi është i thjeshtë. VMRO-DPMNE-ja flet për atë që do të ndërtohet, ndërsa në të kaluarën LSDM-ja dhe BDI-ja shpenzuan buxhete milionëshe, nga të cilat qytetarët nuk panë asgjë”, thonë nga partia.

Sipas tyre, LSDM-ja nuk ka paraqitur asnjë propozim se si të përshpejtohet zhvillimi dhe, siç theksojnë, e vetmja gjë që ofron është përhapja e frikës dhe manipulimi.

“Qytetarët nuk jetojnë nga konferencat politike për shtyp të LSDM-së. Ata jetojnë nga rrugë më të mira, shkolla më cilësore, spitale moderne, furnizim i sigurt me ujë dhe investime të reja. Pikërisht këtë e siguron ky rishikim i Buxhetit”, thuhet në kumtesë.

Nga VMRO-DPMNE-ja përfundojnë se rishikimi i Buxhetit do të vlerësohet në bazë të projekteve të përfunduara, e jo sipas konferencave për shtyp të LSDM-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close