LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE me referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë

VMRO-DPMNE në opozitë do të nisë procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum në Maqedoninë e Veriut. Për opozitën marrëveshja me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë është baza e problemeve të vendit.

Sipas VMRO-DPMNE-së, nënshkrimi i marrëveshjes me Bullgarinë është fillimi i të gjitha problemeve për Maqedoninë e Veriut dhe baza, mbi të cilën Bullgaria mbështet kërkesat e saj. Kryetari i partisë opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski është shprehur në lidhje me referendumin, se pyetja do t’i referohet Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, të cilën Zaev e nënshkroi me Borisovin. “Pyetja e referendumit do të jetë e thjeshtë: A jeni për braktisjen e vlefshmërisë së marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë? Pyetja e referendumit është miratuar njëzërit nga partia “, ka deklaruar Hristijan Mickovski. Ai shpreson që javën e ardhshme  të mbledhë të paktën 100 nënshkrime të kualifikuara, pas së cilës një iniciativë e tillë do të dorëzohet në Kuvend.

“Unë dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së do të jemi të parët që do ta nënshkruajmë këtë iniciativë, ndaj presim që Kuvendi ta legjitimojë dhe miratojë në një periudhë të shkurtër kohore ku dhe do të fillojë referendumi i detyrueshëm, e përsërisim referendumin obligativ”, ka thënë Mickovski. Sipas tij, VMRO-DPMNE pa dyshim e përkrah integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por nuk e përkrah asimilimin, ndryshimin e fakteve historike, refuzimin e dallimeve gjuhësore dhe diskriminimin identitar.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close