LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: Deri në fund të vitit nuk do të mbërrijnë edhe 1 miliard euro

Zoran Zaevi në vend që të bëjë pi-ar me ndarjen e letrave të mandatit që qeverisë së tij të vjetër të re duhet të merret me zgjidhjen e problemeve të cilat vet i krijoi.

Ai nga populli ka letër mandati që të sigurojë kthimin në punë të 40 mijë personave të cilët kanë mbetur pa punë, pikërisht në mandatin e tij për shkak të politikave ekonomike katastrofale. Të mundësojë që rrushi i vreshtarëve të blihet me çmime dinjitoze, ta kthejë çmimin e energjisë elektrike në nivel para shtrenjtimit të fundit, kur tashmë nuk e uli siç premtoi para disa viteve dhe ta ulë akcizën e karburanteve që që mundet sado pak të pengojë rënien e standardit të qytetarëve. Gjithashtu populli nga ai pret t’i kompensojë të gjithë të dëmtuarit në skandalin me falimentimin e bankës Eurostandard nga e cila në kohë i tërhoqën paratë Nina Angellovska dhe disa firma të tjera.

Populli në letrën e tij të mandatit të adresuar deri te Zaevi kërkon joselektivitet dhe dhënie fund gjyqësorit të Luj Vitonit që për miliona të majme kanë tregtuar me drejtësinë. Pritet ta zgjidhë problemin me normalizimin e procesit arsimor dhe përkujdesin e fëmijëve në kopshte, por edhe shkurtimin e shpenzimeve joproduktive enorme të cilat i bën pushteti i tij me furnizimin e automjeteve luksoze dhe pagat për funksionarët partiakë në institucionet shtetërore.

Populli pret që buxheti më i madh në historinë e Maqedonisë të shpenzohet në mënyrë ekonomike, e jo të rritet edhe borxhi publik i cili vetëm për tre muaj ka arritur në 1 miliard euro të reja. Deri në fund të vitit nuk do të mbërrijnë edhe 1 miliard euro, nëse vazhdon ky pushtet kriminal i tenderëve t’i shpenzojë për luks dhe pasurim personal, derisa ekonomia dhe populli fundosen në varfëri.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së

Related Articles

Back to top button
Close
Close