LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE betonon mandatin e gjashtë për këshillin komunal, Angell Karapetrov “Eduam Tetovën”

Mbrëmë në koncertin e dytë me radhë të organizuar nga iniciativa “Edua Tetovën” është vërejtur një mbështetje e jashtzakonshme nga qytetarët maqedonas për listën e VMRO-DPMNE-së e kryesuar nga Angell Karapetrov, shkruan Top24

Në prani të Aleksandër Nikollovskit dhe deputetëve tjerë, Karapetrov për Top24 shkurt u shpreh.

“Ne kemi betonuar mandatin e gjashtë, kjo do të jetë fitorja historike në jetën politike të VMRO-së në Tetovë dhe për këtë ju jam mirënjohës çdo Tetovari dhe Tetovarje, i jam mirënjohës çdo qytetari të Tetovës që po na mbështet dhe ju siguroj që të mirat tani kanë filluar” tha Karapetrov.

Ai më tej shtoi se këto mbrëmje do të jenë traditë dhe për këtë garancë japim ne.

Related Articles

Back to top button
Close
Close