
Burime për TOP24 bëjnë të ditur se partia opozitare Maqedonase përmes një shkrese i ka kërkuar Sllovenisë që të vendos veto ndaj shqipërisë për të penguar rrugëtimin e saj e vetme pa Maqedoninë, shkruan Top24.
“Po është kërkuar Sllovenisë që ti vendos veto Shqipërisë me qëllim që Shqipëria të mos mund të ecë e vetma pa Maqedoninë e Veriut drejtë rrugës për antarsim në BE, por deri tani nuk kanë marë asnjë përgjigje nga Sllovenia nëse do ta pranojnë ose jo këtë propozim” tha për Top24 burimi i cili dëshiron të mbetet ipaidentifikuar.
Ndryshe vetë Mickovski para disa ditësh në një prononcim gjatë protestës së organizuar nga VMRO-DPMNE tha se me pranimin e propozimit francez negociatat do ti fillojë Edi Rama dhe shqipëria jo Maqedonia e Veriut. Mickovski shkoi edhe më tej duke akuzuar Ramën se ai po përcakton se çfarë është e mira e çfarë e keqja, nëse kështu do këshilli i Europës ne skemi pse përzihemi.Top24



