KulturëLajmeMaqedoni

Vlmir Aziri: Uroj që ky muaj të sjellë dashuri, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjet tuaja

Sekretari shtetërorë në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri përmes një postimi në profilin e tij ka uruar besimtarët e besimit musliman për muajn e shenjtë të ramazanit, shkruan Top24

“Jemi në muajin e përkushtimit dhe solidaritetit, muajit ku të gjithë myslimanët afrohen njëri me tjetrin.
Uroj që ky muaj të sjellë dashuri, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjet tuaja.
Le të jetë ky një muaj ku s’do të lulëzojë vetëm respekti që kemi për njëri-tjetrin por të mbizotëroj altruizmi dhe mëshira.”
Aziri në postimin e tij përshkruan edhe rolin e muajt të bekuar të ramazanit duke shënuar në postimin e tij se:
“Gjatë këtij muaji të sakrificës të përkujtohemi që asnjëherë s’është vonë për t’u vetë-reflektuar dhe për t’u bërë më të drejtë me çka do të kontribuojmë për një shoqëri më të mirë, më humane dhe më të sigurtë.
Shpresoj të keni një Ramazan të qetë dhe të bekuar.”/Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close