LajmeMaqedoniTopLajm

VLEN kërkon vota për Mickovskin dhe VMRO-në në Luboten për Darkon

Arbër Ademi ka reaguar ndaj qëndrimit të partisë Vlen në zgjedhje, duke theksuar se shqiptarët janë bashkuar për herë të parë rreth një kandidati të vetëm, doktor Isamedin Azizi, ndërsa Vlen ka zgjedhur të mbështesë anën e VMRO-DPMNE-së.

“Në vendin ku shqiptarët për herë të parë janë bashkuar rreth një kandidati të vetëm – doktor Isamedin Azizi – dhe ku historia mund të ndryshojë me fitoren e parë të shqiptarëve në këtë komunë, Vlen ka zgjedhur anën tjetër, anën e VMRO-së,” u shpreh Arbër Ademi në një deklaratë publike.

Sipas tij, liderët e Vlen-it janë parë sot duke shëtitur në Luboten së bashku me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, dhe kandidatin e kësaj partie për komunën, Darko Kostovski. “Kandidati i tyre mbështetet publikisht nga Johan Taçulovski, person i dënuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë,” tha më tej Ademi, duke e cilësuar këtë si një akt të papranueshëm për çdo shqiptar që respekton viktimat e Lubotenit dhe historinë e tyre.Shkruan Top 24

Related Articles

Back to top button
Close
Close