LajmeMaqedoniTopLajm

VLEN kërkon vota edhe nga turqit, Snopçe: “Jam më turk se Bejxhani i TDP-së”

Kandidati për deputet nga VLEN, Halil Snopçe nē njē video shihet se kërkon vota edhe nga komuniteti turk. Madje ai thotë se është me turk se kryetari i TDP Bejxhan Iljaz.

Më poshtë e keni deklaratën e përkthyer  :

Të nderuar Gostivaras, të nderuar turk të Mqedonis së Veriut, disa të vërteta desha ti flas, shifni tash unë në parlamentin e Maqedonisë si Halil Snopçe, kam qenë deputeti i vetëm që kam folur në gjuhën turke, mund të jenë fjali të shkurta por me rëndësi që unë kam folur në gjuhën turke, këtë gjë askush se ka bërë se unë nuk kam ndëgjuar një gjë të tillë, nuk e ka bërë as kryetari i partis TDP Bejxhan Iljaz, nuk e ka bërë askush, unë kam folur turqisht kam thënë disa fjalë.

56 vjetë para që janë shpërngulur në Turqi farefisi jonë, dhe që dëshirojnë të marin përsëri nënshtetsin e Maqedonisë së Veriut, unë jamë deputeti i vetëm, që kam bërë presion dhe kam bërë pytje, nuk jam ndalur se pse nuk i marin nënshtetësitë qytetarët që janë shpërngulur  nga Maqedonia. Bëjë presion, bëjë pytje dhe jam i vetmi deputet, këtë asnjëher nuk e ka bërë kryetari i partis TDP Bejxhan Iljaz dhe askush tjetër.

Ka mijra qytetarë që kanë aplikuar për nënshtetësi por askush nuk ju kthen përgjigje dhe këtë askush nuk e din pse, dhe vetëm un kam bërë presion askush tjetër.

Unë në parlament, përpara ambasadorëve jam i vetmi deputetë që u kamë thënë a e keni pyetur veten se pse në Maqedoni në mes të turkve, në mes shqiptarëve dhe maqedonasve, romëve e boshnjakve, më i famshi dhe i vlefshëm është Taip Erdogan, unë ata i kam pyetur se pseTaip Erdogan nuk është i famshëm në Europë se sa është ne Maqedoni, emrin e tijë vetëm unë e kam përmendur në parlamentin tonë, Bejxhan Iljaz si kryetar i TDP asnjëher nuk e ka përmendur.

Gostivarasve dhe turqëve askush nuk mund të ju bëhet më i  afërt se unë, as Ali Ahmeti , as Mendu Thaçi, as Ziadin Sela, askush.

A ju kujtohet kur ata thonin se Arben Taravari dhe Halil Snopçe fliskan turqisht dhe ajo ishte problem për shqiptarët, e ata çka bëjnë tani, bashkohen me partin e TDP që ti marin votat e turqëve, kjo nuk është moral, dmth se ne jemi më afër, çdoherë pa interes si kamë luftuar për të drejtat e shqiptarëve dhe turkve, do të vazhdojë edhe në të ardhmen pa interes pa kushte, që ti mbrojmë të drejtat  e shqiptarëve, turkve dhe gjithë muslimanve, edhe një herë e përsëris Gostivarasve dhe turqëve askush nuk mund të ju bëhet më i  afërt se unë dhe për atë kamë të drejtë të kërkojë mbështetje nga ju.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close