LajmeMaqedoniTopLajm

VLEN: BDI për më shumë se dy dekada nuk e solli Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat

BDI për më shumë se dy dekada nuk e solli Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Shfaqja e djeshme ishte vetëm një përpjekje për të mbuluar turpin e tyre.

Për herë të parë, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat po shndërrohet në zgjidhje ligjore. VLEN, pas 25 vitesh nga Marrëveshja e Ohrit, po e zgjidh këtë çështje me ligj. Jo me improvizime, jo me zgjidhje të përkohshme dhe aq më pak me mekanizma që sot ekzistojnë e nesër zhduken, por me ligj. Përfaqësimi i drejtë dhe punësimi i shqiptarëve në sektorin publik nuk do të jenë më objekt pazaresh politike apo dëshirash partiake. Nga ky moment, punësimi i shqiptarëve në sektorin publik bëhet obligim ligjor.

VLEN kërkoi që ky ligj të miratohet me Badenter, sepse kjo nuk është çështje e një partie. Kjo është çështje që prek shqiptarët, bashkësitë tjera dhe karakterin multietnik të shtetit. Dhe kjo u pranua.

Tani përpiqen ta shesin zhurmën e tyre si kujdes për shqiptarët. Por shqiptarët e bëjnë dallimin. Këto lojëra dhe manipulime tashmë janë të kuptuara.

Kur ishin në pushtet, nuk lëvizën as gishtin për ta sjellë këtë ligj. Tani, kur ligji po sillet, pyesin pse po sillet. Është e qartë pse u pengon. Për 25 vite ata nuk e bënë, ne po e bëjmë për 25 muaj.

BDI duhet të vendosë: a e mbështet përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të garantuar me ligj apo jo? Kaq e thjeshtë është zgjedhja që duhet ta bëjnë.

Përfaqësimi i drejtë nuk mbrohet me drama dhe fyerje. Nuk mbrohet me zvarritje, manipulime dhe lojëra politike. Mbrohet me ligj, me mekanizma dhe me përgjegjësi.

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është dhuratë politike dhe as shërbim që dikush ua bën shqiptarëve. Ajo është e drejtë kushtetuese, parim i Marrëveshjes së Ohrit, por deri më sot askush nuk pati guximin ta shndërrojë në ligj. VLEN po e bën këtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close