LajmeRajonTopLajm

Vjosa Osmani bëri thirrje për unitet

Në adresimin e saj për fundvit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për bashkim të të gjithëve.  Osmani ka thënë se duhet të punojmë shumë për ta kultivuar dhe përqafuar ndjenjën e unitetit.

“Në kohë vështirësish, ne duhet të përpiqemi të shohim përtej vetvetes dhe të fillojmë të veprojmë sa më të bashkuar – sepse ne jemi shumë pak për të qenë të ndarë. Qoftë në shtëpi apo në punë, qoftë në luftimin e pandemisë apo mbrojtjen e mjedisit, në kohë si këto, ne duhet të punojmë shumë për ta kultivuar dhe përqafuar ndjenjën e unitetit”, ka thënë Osmani.

Presidentja tutje ka thënë se mund të kemi dallime politike apo dallime botëkuptimesh, por beson se të gjithë e kanë të njëjtin synim final, që ta shohin Kosovën si një vend të begatë dhe me mirëqenie të lartë.

“Ne mund të kemi dallime politike apo dallime botëkuptimesh, por besoj fuqishëm se të gjithë e kemi të njëjtin synim final: ta shohim Kosovën si një vend të begatë dhe me mirëqenie të lartë ku të gjithë ndihen krenarë, duke e konsideruar shtëpi të tyre. Nuk kam dyshim që nëse punojmë së bashku, mund ta arrijmë këtë, por edhe më shumë se kaq”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close