
Shtetet e Bashkuara pritet të transferojnë sistemet e mbrojtjes ajrore NASAMS në ushtrinë ukrainase, si dhe të kryejnë trajnime ushtarake për sistemet e përmendura në javët e ardhshme.
Lajmin e bëri të ditur ekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një konference në Pentagon, raporton Ukrinform.
“Tani për tani, ajo që ata kanë nevojë më shumë se çdo gjë tjetër është aftësia e mbrojtjes ajrore. Dhe kështu, ndërsa patëm takimin tonë të fundit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, ne vërtet e theksuam këtë dhe disa nga vendet rritën mbështetjen për ta siguruar këtë aftësi”, vuri në dukje Sekretari i Mbrojtjes i SHBA.
Austin siguroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bëjnë çdo përpjekje për të transferuar sa më shumë pajisje të mbrojtjes ajrore në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.



