LajmeRajon

Vizita e Erdogan në Tiranë, Brahaj: Pritet që të ketë një takim me Kryeministrin dhe Baba Mondin

Kanë kaluar gati 3 vite nga vizita e fundit në Shqipëri dhe Presidenti i Turqisë, Erdogan, rikthehet në Tiranë për të inauguruar xhaminë e Namazgjasë. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar Erdogan do të takohet me homologun e tij, Begajn si edhe kryeministrin Rama.

Për të folur më shumë rreth kësaj teme, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora news”, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë në “Skype”, ishte gazetari në Turqi, Sokol Brahaj.

“Agjenda për Shqipërinë, që do të bëj nesër zoti Erdogan si mysafir i Kryeministrit tonë, Edi Rama, ende nuk është publikuar. Por e parë nga të dyja anët, Erdogan do të inagurojë xhaminë më të madhe në Ballkan, e quan media turke, por jo se i ka dhënë ndonjë rëndësi të madhe pasi prioritet është Libani dhe Siria. Gjithsesi, nesër me udhëtimin e Presidentit pritet që të ketë një konferencë për shtyp pastaj nga Shqipëria do të kaloj në Beograd. Inagurimi i xhamisë do të bëhet por gjithashtu është edhe mbledhja e madhe ndërqeveritare me në krye Presidentin Erdogan dhe Kryeministrin Rama. Pritet që Erdogan të ketë një takim me kryeministrin dhe Baba Mondin”, tha Brahaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close