
Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes është viktimizuar duke thënë se mori sulme pasi u propozua për kryetare të Kuvendit nga kjo parti, e ku dështoi tri herë që t’i marrë votat.
“Që nga 15 prilli Kuvendi mbetet i bllokuar, herë me verifikimin e mandatave dhe tani me kundërshtimin e emrit tim.
Duhet ta keni parasyh që Kushtetuta i jep të drejtën partisë fituese që të bëjë propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, kta të drejtë s’ia jep opozitës…
Ajo çka pikërisht po lidhem me këtë, që unë jam përballë gjatë kësaj kohe është figurë përqarëse, konfliktuoze, monstrum politik, terroriste politike, specie e përçudnuar. Kjo gjhë është e papranuehsme, jo që po bëhet ndaj meje, por ndaj kujdoqoftë.
Kjo gjuhë misogjene, seksiste, dekurajon gratë tjera që të merren me politikë. Sepse ku shohin përbaltjet e grave, mendojnë para se të merren me politikë.
Unë asnjëherë nuk kam pasur një funksin unifikuese, kam qenë deputete, minister, kam pasë përballje politike, natyrisht, por gati 15 vite aktivitet politik, asnjëherë nuk kam vendosur për diçka që bie ndesh me qytetarët e Kosovës….”



