LajmeMaqedoniTopLajm

Vihet në funksion faqa për termin të vaksinimit

Faqja e internetit vaksinimi.mk, ku qytetarët mund të regjistrohen për të marrë vaksinën kundër COVID-19, sic u paralajmërua filloi të punojë, por me vështirësi. Sipas paralajmërimeve, neser priten 8.000 vaksinat që Serbia ia dhuron Maqedonisë së Veriut.

Një kohë pritëm të hapet, pas një kohe në ekran qëndronte mbishkrimi “së shpejti” si paralajmërim se aplikimi për t`u vaksinuar dhe vendosja e të dhënave personale do të funksionojë. Hapi tjetër ishte plotësimi I të dhënave personale, emri, mbiemri, numri amë, e-maili dhe telefoni…por këtu nuk u ndal paraqitja. Të paktën në rastin tonë bllokoi në hapin “dërgimi I kodit të sigurisë përmes SMS-së, I cili nuk arriti as edhe pas një orë pritjeje.

Derisa Ministria e Shëndetësisë po I grumbullon të dhënat e qytetarëve që duan të vaksinohen dhe është duke I përipluar listat me prioritet, sipas moshës dhe sëmundjeve kronike, mbetet problemi kryesor – mungesa e vaksinave edhe pse janë porositur 200 mijë doza nga Kina, 800 mijë përmes mekanizmit Kovaks dhe po aq drejtpërsëdrejti nga kompanitë prodhuese. Sipas Qeverisë, nesër do të arrijnë 8000 vaksinat e para, donacione nga Serbia, ku në vendkalimin kufitar Tabanovcë, dorëzim-pranimi do të bëhet me prezencën e dy Kryeministrave – Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev. /KlanMacedonia/TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close