Bota

VIDEO/ Zbulohet tuneli i fshehtë në kufirin Poloni-Bjellorusi, kapen 130 emigrantë

Më shumë se 180 emigrantë hynë në Poloni përmes një tuneli sekret në një pyll në kufirin me Bjellorusinë. Rojet kufitare njoftuan se 130 prej tyre u ndaluan në Poloni pasi kalimi u zbulua. Autoritetet theksojnë se pjesa tjetër e emigrantëve po kërkohen.

– Advertisement –

Autoritetet publikuan video të tunelit, vetëm 1.5 metra të lartë, i cili mbështetej nga copa druri dhe shufra metalike. Polonia është përballur me një krizë emigracioni në kufirin e saj me Bjellorusinë që nga viti 2021.

Ajo ka akuzuar Bjellorusinë dhe Moskën për komplot për të destabilizuar Poloninë duke inkurajuar njerëzit, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, të kalojnë kufirin. Bjellorusia dhe Rusia i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza. Roja kufitare tha se ishte tuneli i katërt që kishte zbuluar këtë vit në rajonin Podlaskie.

https://x.com/delestoile/status/1999453111476453696?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1999453111476453696%7Ctwgr%5E23794bb2d71f3c0ee69323ed5f37111f330fec08%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Fvideo-zbulohet-tuneli-i-fshehte-ne-kufirin-poloni-bjellorusi-kapen-130-emigrante%2F

Related Articles

Back to top button
Close
Close