
Një jordanez ka mundur të kthehet në shtëpi pasi kaloi 38 vjet në burgjet siriane gjatë të cilave humbi kujtesën.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme jordaneze, Sufyan al-Qodat, tha se ai u dërgua nga Damasku në pikën kufitare të Jaberit, ku iu dorëzua rojeve kufitare.
“Osama Bashir Hassan al-Batainah u zhduk në moshën 18 vjeçare në vitin 1986 dhe më pas kaloi 38 vjet në burgjet e regjimit sirian, sipas të afërmve të tij,” tha për AFP Sufyan al-Qodat, një zëdhënës i ministrisë së Jashtme jordaneze.
“Ai u dërgua nga Damasku në pikën kufitare Jaber (me Jordaninë) ku iu dorëzua rojeve kufitare.
Ai u gjet në Siri pa ndjenja dhe iu dorëzua anëtarëve të familjes së tij këtë mëngjes”, shtoi ai pa specifikuar se nga cila qendër paraburgimi u lirua.
Pasi regjimi i Bashar al-Assad ra të dielën kur rebelët e udhëhequr nga grupi radikal islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) hynë në Damask , rebelët hapën burgjet dhe liruan të burgosur.



