LajmeRajon

VIDEO/ Tubim i dhunshëm në Bullgari, partia pro-ruse protestë para ndërtesës së Komisionit dhe Parlamentit Evropian në Sofie

Dhjetë policë u plagosën dhe gjashtë persona u arrestuan sot në Bullgari, pasi mbështetësit e partisë së pakicës pro-ruse protestuan dhe u përpoqën të sulmonin ndërtesën e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje.

bullgari protesta

Protestuesit hodhën bojë të kuqe në fasadën e ndërtesës dhe u përpoqën t’i vënë zjarrin derës, tha transmetuesi publik Radio Kombëtare Bullgare.

Përplasja ishte një vazhdim i një proteste që filloi më herët gjatë ditës jashtë ndërtesës së Bankës Qendrore Kombëtare Bullgare (BNB) në Sofje. Partia Vuzrazhdane, e cila ka 35 vende në Parlamentin e Bullgarisë dhe që kundërshton miratimin e euros nga Bullgaria, ka vënë në shënjestër vazhdimisht BNB dhe Institutin Kombëtar të Statistikave, me akuza në lidhje me rrugën e vendit drejt monedhës së përbashkët evropiane.

Nënkryetari i drejtorisë rajonale të Sofjes në Ministrinë e Brendshme, Stefan Ivanov, tha në një konferencë shtypi pasditen e 22 shkurtit se përleshja në ndërtesën e KE dhe PE kishte filluar pasi dikush bërtiti përmes megafonit: “Lufta duhet të fillojë”.

Kjo u pasua nga hedhja e fishekzjarrëve dhe vezëve si dhe tullumbace të mbushura me bojë të kuqe. Ivanov tha se përderisa kishte pasur leje për protestën jashtë BNB-së, marshimi drejt ndërtesave të BE-së nuk ishte sanksionuar.

“Ne ridrejtuam forcat, kishim ndërtuar kordonë dhe kishim marrë të gjitha masat për të siguruar vetë ndërtesën,” tha ai. “Me të mbërritur në vendngjarje ka pasur një provokim nga protestuesit, punonjësit e policisë nuk kanë bërtitur asgjë dhe nuk kanë treguar se mund të ndodhte një provokim i tillë nga ana jonë”.

Mësohet se deputeti i Vuzrazhdane, Tsonço Ganev, pretendoi se nuk ishin mbështetësit e partisë ata që i shkaktuan lëndimet, por vetë policia, që hodhi gaz lotsjellës dhe kështu plagosi kolegët e tyre.

Ganev pretendoi se një deputet, Ivailo Chorbov, ishte në mesin e të arrestuarve dhe një tjetër, Nikola Dimitrov, ishte dërguar në spital.

Ky nuk është incidenti i parë në ndërtesat e KE dhe PE në Sofje, ku përfshihet Vuzrazhdane. Siç raportojnë mediat bullgare, pjesëmarrësit në të ashtuquajturin “Marshimi për Paqe” hodhën bojë të kuqe në ndërtesë në maj 2023.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close