LajmeMaqedoniTopLajm

(VIDEO) SINDIKALISTËT PARALAJMËROJNË: KUJDES KË E ULNI NË KRYE TË POLICISË

Përgjatë 30 viteve të kaluara Ministria e Punëve të Brendshme si institucion është ballafaquar me probleme të shumta për sa i përket udhëheqësisë të së njëjtës, deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Gocedelçev Todev. Ai tha se në MPB ekzistojnë figura të cilët presin sa të kryhet procesi zgjedhor dhe të vendosen në pozicione të caktuara, ndërkaq pikërisht këtë herë para se të vendosin dikë të ulet në kolltuk, dikush duhet të mendohet gjërësisht, me qëllim që të mos vendosen figurat e papërshtatshme.

GOCE DELLÇEV TODEV KRYEATR I SINDIKARTËS SË PAVARUR TË POLICISË

“Në 30 vitet e kaluara në kuadër të instutucioneve dhe në kuadër të vetë policisë ka ndodhur diqka që në periudhën në vijim ne si sindikat i pavarur po edhe sindikatet  tjera të policisë duhet të merremi më seriozisht me pjesën e të gjitha rregullave të të gjitha akteve nënligjore që rregullojnë çështjen e emërimit të punonjësve të caktuar në polici në poste të udhëheqësisë. Ne në MPB  kemi figura, që vetëm presin të mbarojnë zgjedhjet dhe të vendosen në pozicione të caktuara, të ulen në kolltuk dhe të harojnë gjithçka, prandaj ne si sindikat jemi këtu, para se të ulet ndokush në kolltuk, dikush tjetër duhet të mendojë mirë se kush duhet të qëndrojë në ato kolltuqe pas meje” .

Todev theksoi se në kuadër të shtetit tonë ekzistojnë momente specifike të cilat çdo herë i analizojnë se pse kanë ndodhur apo pse nuk janë zhvilluar ndryshe, por këto momente shtoi ai, nuk ka qenë e mundur të jenë ndryshe sepse në pozicione të caktuara në MPB kanë qenë të vendosura figura që nuk kanë qenë në dijeni me atë se çfarë duhet bërë apo si duhet reaguar në bazë të rregullores, ndërsa këtë e ka vuajtur punëtori i policisë.

GOCE DELLÇEV TODEV, KRYEATR I SINDIKARTËS SË PAVARUR TË POLICISË

“Për këtë arsyje sindikati i pavarur i policisë, para formimit të qeverisë, porosit të gjithë ata që krijojnë politika për udhëheqje të shtetit për 4 vitet e ardhshme, të kenë kujdes se kë në çfarë pozicioni do të vendosin, veçanarisht tek ne në MPB sepse paraprakisht, potencoj se nga ky moment e më tutje janë të aktivizuar të gjithë avokatët gjithsej 42 nga sindikata e pavaruar e policisë, për shkak se nuk do të lejojmë që dikush të tallet me shërbimin policor dhe atë që është qytetar i thjeshtë të tallet me MPB-në” .

Todev theksoi se gjatë viteve të kaluara janë bërë padrejtësi dhe janë shkelë ligjet kundrejt policisë, ku një qytetar i thjeshtë ka tentuar të shfrytëzojë armë kundrejt shërbimit policor, por gjyqi ka qenë i korruptuar dhe nuk ka gjykuar drejtë, prandaj në periudhën e ardhëshme ata që do të udhëheqin me politikat shtetërore MPB-në duhet ta lënë në duar të profesionistëve. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close