
Një rrëfim i ndjerë dhe tronditës ka ardhur sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24. Bëhet fjalë për një aksident të rëndë që la të paralizuar një 43-vjeçare nga Vlora, një krim që nuk pa pas hekurave asnjë autor.
Ngjarja e rëndë u shënua në Vlorë më 24 janar të vitit 2021 rreth orës 21:00 të mbrëmjes, ku 43-vjeçarja u aksidentua së bashku me vajzën e saj duke kaluar vijat e bardha nga një automjet i cili u largua nga vendi i ngjarjes. Fëmijët e 43-vjeçares rrëfejnë se makina ishte me shpejtësi të madhe dhe pas aksidentit nuk ndaloi fare po vazhdoi rrugëtimin me shpejtësi.



