BotaLajme

VIDEO/ Rrugët kthehen në lumenj! Përmbytje të mëdha në Spanjë, evakuohen qindra banorë! Autoritetet mbyllin shkollat, bllokohen disa rrugë dhe…

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Spanjën jugore, duke bërë që autoritetet të urdhërojnë evakuimin e banorëve nga më shumë se 350 shtëpi, të mbyllin rrugët dhe të anulojnë procesin e mësimit këtë të martën.

Screenshot_16

Mediat spanjolle bëjnë me dije se autoritetet urdhëruan evakuimin e 365 familjeve nga fshati Campanillas, pranë Malaga, të hënën vonë në mbrëmje, pasi një lumë në zonë doli nga shtrati.

Banorët që u evakuuan kaluan natën në një qendër sportive komunale, e cila shërbente si strehë e përkohshme.

Shefi i mbrojtjes civile të Andaluzisë, Antonio Santh, njoftoi se 19 lumenj në rajon ishin në alarm të kuq të martën për shkak të përmbytjeve.

 

Ngjarjet ekstreme të motit u shtrinë nga Malaga në brendësi, duke prekur zonat afër Seviljes dhe Kordobës. Në total, 40 autostrada në Andaluzi, si dhe disa linja hekurudhore, u vunë jashtë funksionit për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Spanja është përballur me thatësirë të zgjatur vitet e fundit, por në dy javët e fundit ka pasur reshje të vazhdueshme kryesisht në jug.

Shkencëtarët dhe zyrtarët qeveritarë i lidhin këto alternime ekstreme mes thatësirës dhe reshjeve të mëdha me ndryshimin e klimës, i cili është gjithashtu përgjegjës për temperatura gjithnjë e më të nxehta në vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close