LajmeSport

VIDEO/ Real Madrid nuk dorëzohet kurrë, madrilenët përmbysin ndeshjen në minutën e 99

Real Madrid nuk dorëzohet kurrë dhe përmbys Almerian në Bernabeu me rezultatin 3-2. Miqtë dukej se do të merrnin një fitore historike ndaj “Los Blancos” duke shënuar dy golat e parë të ndeshjes, respektivisht në minutën e parë dhe të 43. Megjithatë, fraksioni i dytë ishte spektakolar për madrilenët që e luajtën me gazin në maksimum.

Bellingham shkurtoi diferencat në minutën e 56 duke goditur saktë nga pika e bardhë, ndërsa në 67-tën Vinicius Junior barazoi rezultatin. Kur u duk se sfida po mbyllej në barazim, Dani Carvajal shfrytëzoi një pasim me kokë të Bellingham në minutën e 99 dhe nga fare pranë e shtyu topin në rrjetë.

I gjithë Bernabeu shpërtheu në festë me Real Madrid që mori një fitore të rëndësishme për kampionatin teksa renditet në vendin e parë me 51 pikë. Ndërkohë, Almeria mbetet në vendin e fundit me 26 pikë.

Real Madrid-Almeria 3-2

Lojtës Videosh

00:00
00:15
Lojtës Videosh

00:00
00:29
Lojtës Videosh

00:00
00:12
Lojtës Videosh

00:00
00:28
Lojtës Videosh

00:00

Related Articles

Back to top button
Close
Close