
Disa video të publikuara nga Pentagoni tregojnë avionët luftarakë kinezë që i afrohen avionëve amerikanë në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
BBC ka bërë publike videot e deklasifikuara amerikane të marra nga Departamenti i Mbrojtjes amerikane, ku shihet qartë se sa afër fluturojnë avionët kinez me ata amerikan.
Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes, Ely Ratner, u tha gazetarëve se që nga viti 2022, Pentagoni kishte dokumentuar më shumë se 180 incidente të manovrave “shtrënguese dhe të rrezikshme” nga avionët ushtarakë kinezë, me potencial për të ndezur konflikt të paqëllimshëm.



