
Pamjet e shpërndara nga vendngjarja tregojnë momentet e panikut dhe përpjekjeve të dëshpëruara të të rinjve për të shpëtuar

Janë publikuar të tjera pamje tronditëse nga tragjedia në diskotekën e Koçanit, ku duket tmerri që përjetuan të rinjtë, teksa nxitonin t’u shpëtonin flakëve. Pamjet e shpërndara nga vendngjarja tregojnë momentet e panikut dhe përpjekjeve të dëshpëruara të të rinjve për të shpëtuar, pasi flakët përhapen me shpejtësi në ambientet e diskotekës.
Nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut, humbën jetën 59 persona dhe mbeten qindra të plagosur. Zjarri në diskotekën PULS në Koçan nxori në pah shumë elementë që lidheshin me sigurinë dhe kushtet e funksionimit në lokalet e natës.
Ata që nuk kanë licenca ose të cilëve u ka skaduar vlefshmëria u ndalohet të bëjnë biznes derisa të kontrollohen të gjitha dokumentet e nevojshme dhe nëse mund të vazhdojnë punën dhe të sigurojnë një licencë shtesë.
Ndërkohë në Shkup mijëra qytetarë u mblodhën për të protestuar në lidhje me tragjedinë. Ata mbajtën 16 minuta heshtje, duke kujtuar 16 marsin, datën kur ndodhi tragjedia. Protestuesit shprehën solidaritet me familjarët e viktimave dhe të lënduarve dhe bënë thirrje për drejtësi.
Autopsia e viktimave tashmë ka përfunduar dhe ata do të përcillen për në banesën e fundit të enjten e 20 marsit. Ndërkohë të plagosurit vijojnë trajtimin, disa prej tyre në spitalet e Maqedonisë së Veriut dhe të tjerë jashtë vendit.



