LajmeMaqedoniTopLajm

(VIDEO) NIS “ZHVATJA 2”, PROKURORIA: PARATË KANË PËRFUNDUAR TEK PRINDËRIT E BOKI 13

Paratë e zhvatura, kanë përfunduar në shtëpinë e prindërve të Bokit 13. Kështu vlerëson prokurorja e lëndës “Aleanca Ndërkombëtare” ose “Zhvatja 2”,  Villma Ruskovka, e cila edhe përkundër kërkesës së palës së akuzuar për përjashtimin e saj nga kjo lëndë,  vazhdon të mbetet përfaqësuese ligjore e prokurorisë për këtë rast.

Villma Ruskovsksa, prokurore

“Kemi mjaftë prova materiale që kanë dalur kryesisht nga ekspertiza e telefonit të tani të akuzuarit Bojan Jovanovskit. Sa i përket parave që janë tërhequr nga ana e Liljana Todorovskas dhe janë marrë menjëherë nga e akuzuara Kristina Bllazhevska, kemi lokacione të sakta nga ekspertiza e telefonit se kanë përfunduar në shtëpië e prindërve të tij, kemi edhe fotografi edhe lokacion”.

Brenda në gjykatë, në fjalët e saj hyrëse duke sqaruar aktakuzën, ajo shtoi  se Prokuroria do të vërtetoj që këta të akuzuar me vetëdije i kanë kryer veprat për të cilat akuzohen.

Villma Ruskovsksa, prokurore

“Të formosh organizatë humanitare dhe të gënjesh se pas saj qëndron organizatë humanitare evropiane është vepër e një mendje devijante. Të gjithë të akuzuarit që janë në sallë kanë pasur rolin e tyre në mashtrim. Të mashtruarve u është premtuar se do të sigurohet tokë shtetërore për ndërtim të objekteve, ndërsa Frosina Remenski duke përdorur pozitën dhe autoritetin e saj, me dhënie të këshillave dhe udhëzimeve e ka këshilluar Jovanovskin në takimet me të dëmtuarit”.

Sipas Ruskovskas, i dëmtuari  Siljan Micevski ka paguar 719.905 euro, para të cilat i janë dhënë Bojan Jovanovskit, ndërsa i dëmtuari Ardijan Amzoski ka paguar 233.821 euro dhe poashtu paratë i janë dhënë Bokit 13. Fjalët hyrëse i thanë edhe të akuzuairt dhe avokatët e tyre.

Bojan Jovanovski i cili është përsëri është i akuzuar i parë në rastin “Zhvatja” 2, në pyetjen e gjykatëses nëse e ka të qartë se çfarë akuza i rëndojnë dhe se a ndjehet fajtor, ai u shpreh se nuk ndjen aspak faj.

Boki 13

“Gjithë këto banalitete i kuptoj, por nuk ndjej faj për asgjë”.

Pa pikë faji ndjehet edhe babi i tij Mile Jovanovski. Ai madje tha se as që e ka lexuar aktakuzën.

Mile Jovanovski, babai i Bokit 13

“Nuk e di se për çfarë akuzohem, nuk ndjej përgjegjësi se çfarë shkruan prokuroria. Nuk e kam lexuar akuzën. Nuk di të lexoj. Ju në 63 vjetët e mia doni të më bëni kriminel. Unë nuk ndjehem fajtor”.

Edhe ish nënkryetarja e LSDM-së dhe ish deputete në Kuvend Frosina Remenski, u shpreh se nuk ndjen faj, ndërsa kështu u deklaruan edhe dy të akuzuarat e tjera.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit i kanë mashtruar biznesmenët Siljan Miceski dhe Ardijan Amzoski se do të marrin pjesë në projekt përmes “Aleancës Ndërkombëtare” të Bokit 13 dhe i kanë dëmtuar ata me më shumë se 1 milion euro.

Të akuzuar  në këtë rast janë Bojan Jovanovski, Mile Jovanovski, Frosina Remenski, Kristina Bllazheva, Jansa Ercegoviq dhe subjekti juridik “Aleanca Ndërkombëtare”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close