BotaLajmeTopLajm

Video/ Lufta e ashpër mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, VOA: Ndikimi rus në Nagorno-Karabak

Luftimet midis ish republikave sovjetike të Armenisë dhe Azerbajxhanit, po hyn në javën e tretë, duke shkaktuar vdekje dhe qindra të plagosur në rajonin e kaukazit jugor të Evropës. Konflikti po vë në provë edhe ndikimin e Rusisë në rajon. Shtetet fqinje, Azerbajxhani dhe Armenia, janë përfshirë sërish në luftime.

Përdorimi i armëve të reja dhe zemërimi po ushqejnë krizën më të madhe ndonjëherë në rajonin e Nagorno-Karabakut që nga shpërthimi i konfliktit pas shpërbërjes së Bashkimit Sovietik, më shumë se tri dekada më parë.

“Njerëzit po përpiqen të gjejnë një strehë të sigurtë për të shmangur përshkallëzimin dhe dhunën”, thotë Eteri Musayelyan nga Komiteti ndërkombëtar për misionin e Kryqit të Kuq në Nagorni Karabak.

Si gjithmonë… Moska ka rolin e vet në këtë situatë.

Me rritjen e numrit të viktimave, diplomati i lartë i Kremlinit ndërmjetësoi një armëpushim të përkohshëm në bisedimet maratonë të ditëve të fundit në Moskë.

“Armëpushimi u shpall nga ora 12 më 10 tetor 2020 për arsye humanitare, dhe synonte shkëmbimin e robërve të luftës, të të ndaluarve tjerë dhe trupave të viktimave”, tha Sergey Lavrov, Ministër i jashtëm rus.

Paqja zgjati më pak se një ditë, duke shfaqur kështu limitet e ndikimit rus në një rajon ku dikur kishte ndikim, thonë vëzhguesit.

“Çfarë është në gjendje Rusia të bëj në Kaukaz? Të luaj rolin e ndërmjetësuesit, si më parë? Por ndërmjetësimi rus nuk dha rezultate”, thotë analisti Alexey Malashenko.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, shfrytëzoi vakumin duke shfaqur mbështetje për Azerbajxhanin në përpjekje që të zgjerojë ndikimin e saj në jug të Kaukazit.

Veprimet e Ankarasë kalojnë gati pa u penguar nga Rusia, e cila po mundohet të mos ngatërrojë synimet gjeopolitike me ato tregtare, thonë analistët.

“Rusia nuk mund të përballet me Turqinë sepse dëmton marrëdhëniet e saj me Azerbajxhanin, partneri më i madh tregtar rus në tregun e tubacioneve të gazit dhe naftës”, thotë Analisti Arkady Dubnov.

Ndërkohë rreziku i një lufte më të madhe rritet.

Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi se Rusia mund të mbështesë një pakt të përbashkët mbrojtjeje me Armeninë, nëse luftimet përhapen përtej Nagorno-Karabaku.

Për momentin, Moska thotë se ka prioritet vazhdimin e bisedimeve për ndërprerje të luftimeve.

Pas veprimeve të fundit ruse për t’i dhënë fund konfliktit mbi Nagorni-Karabakun midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe ndikimit të vazhdueshëm në rajon, analistët vlerësojnë se kjo çështje po del jashtë orbitës së Kremlinit.voa/TOP24

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close