LajmeMaqedoni

(VIDEO) KOMISIONI NESËR DISKUTON PËR MBYLLJEN E KUFIRIT ME KOSOVËN DHE SERBINË

Kufijtë me Kosovën dhe Serbin, mund të mbyllen përsëri, por për këtë do të vendos Komisioni për Sëmundje Infektive. Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se duke pasur parasysh zhvillimin e situatës me koronavirusin në vendet fqinje, Komisioni për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e ditës së nesërme do të diskutoj për vendosjen e sërishme të regjimit me kufijtë me Serbinë dhe Kosovës ose mbylljen e pikave kufitare me këto vende.

Ministria e Shëndetësisë

“Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë aktive e ndjek situatën epidemiologjike me koronavirusin në rajon dhe vendet fqinje dhe mundësinë e rikthimit të masave, të cilat janë në drejtim të preventivës nga rreziku potencial  i shëndetit të qytetarëve të vendit tonë. Pas mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Infektive, Ministria e Shëndetësisë, do të informoj për vendimin e Komisionit”.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme  Nikolla Dimitrov, deklaroi se vendim politik nuk ka dhe nuk do të ketë, as për mbylljen e kufijve të këtyre vendeve dhe as për vendimin e vendeve të BE-së, për shtetasit e vendit tonë. Ai i tregoi grupet e qytetarëve që bëjnë përjashtim për të udhëtuar drejtë vendeve të BE-së. Më tej shtoi se sa më shumë t’u përmbahemi masave dhe e përmirsojmë pasqyrën epidemiologjike, aq më shpejt do të hapen kufijtë.

Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme 

“Në këtë periudhë, sa i takon çështjes së kufijve, nuk ka politikë, kriteri kryesor është pasqyra epidemiologjike. Kjo ka të bëjë për udhëtimet jo thelbësore. Ndërsa nga kjo bëjnë përjashtim punëtorët shëndetësor, punëtorët kufitarë, punëtorët sezonal, personeli për transport, delegacione qeveritare, diplomatë, pjestarë të organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak, udhëtarët  tranzit, personat që udhëtojnë për shkaqe të patjetërsueshme familjare, për shkaqe të shkollimit dhe punëtor të kualifikuar, të nevojshëm për interesin ekonomik të atyre vendeve”.

Dimitrov rikujtoi se propozimi i Bashkimit Evropian sa i takon lirisë së udhëtimit nga vendet jo antare të BE-së, kriter kryesor ka që ato vende të kenë afërsisht ose deri në 20 raste të reja me Covid -19, të regjistruara në 14 ditët e fundit, në 100 000 banorë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close