LajmeSport

VIDEO/ Juventusi shkatërron me goleadë Salernitanën, në çerekfinale përballë Frosinones

Juventusi kualifikohet me lehtësi në çerekfinale të Kupës së Italisë. Bardhezinjë fituan me rezultat tenisitik ndaj Salernitanës në “Allianz Stadium”, ku “festivalin” e golale, në fakt, e hapën miqtë fiks pas një minutë loje.

Mirëpo pas këtij momenti Juventusi e mori shumë seriozisht ndeshjen, duke shënuar dy herë në pjesën e parë e katër herë në të dytën, për rezultatin final 6-1.

Në çerekfinale të Kupës së Italisë “Zonja e Vjetër” do të përballet me Frosinonen, takim që do të luhet më 11 janar, në “Allianz Stadium”.

Golat

Ndodh ajo që nuk pritej në “Allianz Stadium” të Torinos në ndeshjen Juventus – Salernitana, e vlefshme për kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Kur po mbyllej minuta e parë, një gabim në mbrojtjen e bardhezinjve i dha mundësi sulmuesit kamerunas Ikwuemesi të zhbllokonte takimin.

Lojtës Videosh

00:00
00:13

Megjithatë, epërsia e miqve zgjati pak, pasi në minutën e 12-të barazon Miretti.

Lojtës Videosh

00:00
00:13

Cambiaso realizoi golin e dytë për Juventusin në minutën e 35-të.

Lojtës Videosh

00:00
00:10

Dominimi i bardhezinjve u reflektua me golin e tretë të shënuar nga Rugani në të 54-tën.

Lojtës Videosh

00:00
00:10

Bonn detyrohet ta dërgojë topin në portën e tij, 4-1.

Lojtës Videosh

00:00
00:13

Nuk ndalet Juventusi, Yildiz spekakolar me veprimet e tij dhe golin e shënuar, 5-1.

Lojtës Videosh

00:00
00:15

Tjetër gol i mrekullueshëm nga bardhezinjtë: Ueah shkarkon ta djathtën nga një distancë e largët e lë të palëvizur portierin, 6-1.

Lojtës Videosh

00:00
00:17

Related Articles

Back to top button
Close
Close