VIDEO/ Joel dhe super Dabjani, Egnatia feston në Islandë
26 Korrik, 2024
1 minute read
Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste.
Joel, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, realizoi golin e fitores për skuadrën e Edlir Tetovës në duelin e parë të raundit të dytë në Conference League.
21-vjeçari shfrytëzoi një pasiguri të portierit vendas në minutën e 33’, duke shënuar një gol tepër të rëndësishëm.
Më pas Ilir Dabjani “show”. Portieri 23-vjeçar, i cili debutoi në kompeticionet europiane, kreu disa pritje fantastike duke dhënë kontribut të madh në suksesin e rrogozhinasve.
Në fund festë shqiptare në stadiumin “Vikingsvollur”, me Egnatian që u mbështet gjatë gjithë kohës nga tifozët e paktë në numër, por të zjarrtë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 1 gusht. Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke nisur nga ora 20:00.
Conference League Raundi i dytë
VIKINGUR-EGNATIA 0-1 (Joel 33′)
90+11′ Mundësia e fundit për islandezët, shpëton Egnatia, që siguron një fitore të madhe në transfertë.
Lojtës Videosh
00:00
00:23
81′ Vendasit të rrezikshëm në luftën në ajër. Gjuan Gunnar Vatnhamar, topi kalon ngjitur me shtyllën…
Lojtës Videosh
00:00
00:23
78′ Zbritje e shpejtë e Egnatias. Aburrahman Fangaj hedh një top në zonë, gjuan jashtë Regi Lushkja.
Lojtës Videosh
00:00
00:23
72′ Përsëri Dabjani që shpëton Egnatian nga pësimi i golit. Fantastik 23-vjeçari në debutimin në Europë.
Lojtës Videosh
00:00
00:20
66′ Vikinguri në sulm. Mundësi e mirë për Danijel Djuric, i pakalueshëm Dabjani.
Lojtës Videosh
00:00
00:26
62′ Minuta të mira për skuadrën islandeze. Vendimtare ndërhyja e Albano Aleksit, i cili eviton një rrezik të madh në portën rrogozhinase.
Lojtës Videosh
00:00
00:32
55′ Kombinime të bukura mes lojtarëve të Vikingurit. Driblim fantastik i kapitenit Hansen, për t’u harruar gjuajtja e qendërsulmuesit danez. Shpëton Egnatia.
Lojtës Videosh
00:00
00:37
49′ Egnatia e fillon në sulm pjesën e dytë. Goditje e menjëhershme e Edison Ndrecës, mbrojtja vendase devijon në këndore.
Lojtës Videosh
00:00
00:19
40′ Vikinguri në kërkim të barazimit. Provon me kokë kapiteni Nikolaj Hansen, Ilir Dabjani pret në dy kohë.
Lojtës Videosh
00:00
00:20
33′ Pasiguri e portierit vendas, Joel përfiton dhe kalon Egnatian në avantazh.
Lojtës Videosh
00:00
00:28
14′ Sërish Egnatia, Albano Aleksi gjuan bukur nga larg, në gatishmëri portieri islandez.
Lojtës Videosh
00:00
00:31
13′ Provon Joel me të majtën, grushton në këndore portieri Ingvar Jonsson.
Lojtës Videosh
00:00
00:23
5′ Rreziku i parë në portën e kampionëve të Shqipërisë. Oliver Ekroth gjuan me kokë, pritje mjaft e bukur e Ilir Dabjanit.
Lojtës Videosh
00:00
00:20
FORMACIONET ZYRTARE
Publikohen formacionet e Vikingur-Egnatia. Kampionët e Shqipërisë u zhvendosën në raundin e dytë të Conference League pas eliminimit nga Championsi.
Skuadra e Edlir Tetovës luan sonte duelin e parë në transfertën islandeze, takim që vjen live në SuperSport 2 (20:45).