
Ushtria izraelite dhe agjencia e inteligjencës Shin Bet thonë se forcat e tyre shënjestruan “një bastion kyç terrorist” në Kompleksin Mjekësor Nasser të Khan Younis në Gazën jugore.
Raportohet se dy persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë sulmit, ndërsa ekuipazhet e Mbrojtjes Civile Palestineze thonë se kanë shuar një zjarr të madh që erdhi si pasojë e bombardimeve.
Hamasi ka konfirmuar se gjatë sulmin është vrarë edhe Ismail Barhoum anëtar i byrosë politike të grupit, i cili dyshohet të ketë qenë edhe shënjetra e sulmit.
“Kjo rikonfirmon shpërfilljen e tij për të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare dhe politikën e tij të vazhdueshme të vrasjeve sistematike kundër popullit dhe udhëheqjes sonë”, thuhet në reagim.
Kjo nuk është hera e parë që Izraeli godet Spitalin Nasser, pasi ai ka qenë një objektiv i shpeshtë i forcave izraelite gjatë gjithë luftës në Gaza.
Forcat izraelite e vendosën kompleksin mjekësor nën një rrethim shkatërrues që zgjati nga shkurti deri në prill 2024. Në fillim të shkurtit 2024, stafi mjekësor tha se snajperët izraelitë po i sulmonin brenda kompleksit dhe se dhjetëra civilë jashtë spitalit ishin vrarë gjithashtu.
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara të ngarkuar me kryerjen e misioneve të evakuimit në atë kohë thanë se operacionet izraelite e kishin kthyer spitalin në një “vend vdekjeje” dhe një varr masiv me më shumë se 300 trupa u zbulua pasi forcat izraelite u tërhoqën në prill. Një zyrtar i mbrojtjes civile tha se disa trupa kishin shenja torture.
Mes të vdekurve kishte gra, fëmijë dhe punonjës të mjekësisë.



