LajmeRajon

VIDEO/ I shoqëruar nga forca policie, Ilir Meta mbërrin në fshatin Çepan, merr pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Rexhep Meta, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Meta është shoqëruar nga forcat e Policisë së Burgjeve gjatë lëvizjes së tij, në kuadër të masave të sigurisë, për të bërë të mundur pjesëmarrjen në ceremoninë familjare.

Ceremonia zhvillohet në vendlindjen e familjes Meta, ku janë mbledhur familjarë, të afërm dhe miq për t’i dhënë lamtumirën e fundit Rexhep Metës.

Siç shihet edhe në pamje, Meta është takuar dhe përshëndetur nga të afërm dhe familjarë, të cilët ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Rexhep Metës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close