LajmeRajon

VIDEO/ E trembi Edi Rama me shifrën 4-1, Berisha merr gjithë militantët nga Tirana në Dibër

Sali Berisha është alarmuar shumë nga takimi i Edi Ramës në Dibër, ku ka spallur objektivin 4 me 1.

Ndaj duket se e gjithë struktura organizative në Tiranë e Kamëz, kanë mobilizuar një karvan makinash të madh, që i është lëshuar rrugës e Arbrit, madje duke shkaktuar edhe probleme në trafik.

Ndërtimi i Rrugës së Arbrit, ka shkaktuar një efekt të fortë në popullsinë që jeton në Dibër, pore dhe e diasporës që nga ky qark është e konsiderueshme.

Ndaj në takimin me gratë e Dibrës, Rama provokoi duke sjellë një objektiv të fortë atë të 4 deputetëve për PS-në dhe 1 për PD. Qarku i Dibrës ka 5 deputetë dhe në vitin 2021 PS mori 3 deputetë ndërsa PD mori 2. Për të arritur numrin e 4, do të duhet një rritje në bashkitë Mat dhe Klos, ku PS ka aktivizuar ish-kreun e bashkisë që kandidon për deputet.

Ndërkaq, PD e Dibrës është ndarë në disa copa dhe vështirë se të arrihet të bashkohet. Këtë e ka deklaruar edhe deputete i PD, kandidat atje, Kreshnik Çollaku.

Related Articles

Back to top button
Close
Close