LajmeSport

VIDEO/ Broja ndalet nga shtylla, feston United! City bie në “Villa Park”

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve me dy golat e tij.

Ndërkohë që Cole Palmer barazoi përkohësisht rezultatin në fundin e pjesës së parë. Sfida u mbyll me shtyllën e Armando Brojës, i cili nuk pati fat në goditjen me kokë në minutat shtesë.

Bie Manchester City në “Villa Park”. Kampionët e Anglisë u thyen 1-0 nga Aston Villa, që siguroi tri pikë fantastike falë golit të Leon Bailey në minutën e 74’.

Skuadra e Unai Emery po kalon një formë të shkëlqyer, teksa sot regjistroi fitoren e 14-të radhazi në shtëpi.

Golat e Virgil Van Dijk, i pari për të për këtë sezon, dhe Dominik Szoboszlai i dhuruan Liverpoolit fitoren 0-2 në fushën e Sheffield United.

Sukses ky që ngjit skuadrën e Jurgen Klopp në vendin e dytë me 34 pikë. Dy më pak se Arsenali kryesues.

Feston edhe Brightoni pas triumfit 2-1 me përmbysje përballë Brentfordit.

“Manita” e pastër 5-0 e Fulhamit kundër Nottingham Forest, ndërkohë që Bournemouth siguroi tri pikë të arta në transfertën në Crystal Palace (0-2).

Premier League
Java e 15-të

MANCHESTER UNITED-CHELSEA 2-1 ( McTominay 19′, 69′ / Palmer 45′)

 90+1′ Gjuan Armando Broja me kokë, shtylla i mohon golin sulmuesit shqiptar.

Lojtës Videosh

00:00
00:14
Lojtës Videosh

00:00
00:19

 

 80′ Tjetër shans i artë për Garnachon, devijimi kalon ngjitur me shtyllën pingule.

Lojtës Videosh

00:00
00:17

 

 72′ United afër golit të tretë, shprdoron danezi Rasmus Hojlund.

Lojtës Videosh

00:00
00:11

 

 69′ Goooooooooooool! 2-1 për United. Sërish skocezi Scott McTominay autori i golit për vendasit. 

Lojtës Videosh

00:00
00:36

 

 61′ Provon braziliani Antony, topi devijohet në këndore.

Lojtës Videosh

00:00
00:19

 

 55′ Garnacho dhuron spektakël në krah dhe i afrohet një eurogoli.

Lojtës Videosh

00:00
00:16

 

 45′ Goooooooooool! Ekzekutim i zgjuar nga ana e Cole Palmer, i cili rikthen paraspeshën në “Old Trafford”. 

Lojtës Videosh

00:00
00:24

 

 36′ Tjetër shans i artë për Chelsean, por Mykhailo Mudryk tregon egoist dhe gjuan keq. 

Lojtës Videosh

00:00
00:20

 

 33′ Raheem Sterling nis Nicolas Jackson, por sulmuesi afrikan nuk arrin të mposhtë Andre Onanan.

Lojtës Videosh

00:00
00:19

 

 32′ Scott McTominay nuk u beson syve, teksa portieri i Chelseat i mohon golin e dytë personal.

Lojtës Videosh

00:00
00:21

 

 19′ Goooooooool! United kalon në avantazh falë golit të skocezit Scott McTominay.

Lojtës Videosh

00:00
00:22

 

 19′ Vendasit pranë golit, Thiago Silva eviton rrezikun.

Lojtës Videosh

00:00
00:20

 

 13′ Mundësi e shkëlqyer për Alejandro Garnachon, por 19-vjeçari bllokohet nga Robert Sanchez.

Lojtës Videosh

00:00
00:19

 

 12′ Gafë e Sofyan Amrabat, ukrainasi Mykhailo Mudryk ndalet nga shtylla. 

Lojtës Videosh

00:00
00:19

 

 9′ Gjuan Bruno Fernandes, pret portieri Robert Sanchez. Rezultati mbetet 0-0.

Lojtës Videosh

00:00
00:24
Lojtës Videosh

00:00
00:36

 

ASTON VILLA-MANCHESTER CITY 1-0 (Bailey 74′)

Lojtës Videosh

00:00
00:31

 

SHEFFIELD UTD-LIVERPOOL 0-2 (Van Dijk 37′, Szoboszlai 90+4′ )

Lojtës Videosh

00:00
00:25
Lojtës Videosh

00:00
00:31

 

BRIGHTON-BRENTFORD 2-1 (Gross 31′, Jack Hinshelwood / Mbeumo (pen) 27′)

Lojtës Videosh

00:00
00:21
Lojtës Videosh

00:00
00:22
Lojtës Videosh

00:00
00:44

Related Articles

Back to top button
Close
Close