LajmeTeknologji

Viberi reagon sërish pas pretendimeve se hakerët kanë marrë të dhënat e përdoruesve

Kompania Viber ka reaguar sërish në lidhje me raportimet e hakerimit të platformës dhe gjoja rrezikimin e të dhënave të përdoruesve.

Viberi, sipas reagimit, refuzon kategorikisht pretendimet e rreme, të cilat i cilësuan si provokime.

“Hetimi i plotë i brendshëm nuk zbuloi asnjë provë të vetme që do të konfirmonte se sistemi ynë ishte hakuar dhe të dhënat e përdoruesve janë komprometuar”, thuhet në reagim.

Ata gjithashtu theksuan se platforma Viber është plotësisht e sigurt për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.

“Meqenëse Rakuten Viber përfaqëson një nga platformat kryesore të komunikimit global, privatësia dhe siguria e të dhënave të përdoruesve janë ndër prioritetet tona më të larta – kjo është arsyeja pse enkriptimi është aktivizuar si standard për përdoruesit tanë që nga viti 2016”, vijoi reagimi i tyre.

Viberi e kishte mohuar edhe ditë më parë pretendimin e një grupi hakerësh që kinse kishin hakuar platformën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close