LajmeRajon

Vezët në Kuvend pasqyrohen edhe në “The Guardian”: Në vitin 2015 ngjashëm u qëllua Isa Mustafa

Gazeta e njohur “The Guardian”, ka raportuar gjithashtu për incidentin e së shtunës në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj e gjuajti me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili kërkoi të ndërpritet sërish seanca konstituive, duke mos propozuar emrin e kandidatit për kryeparlamentar, me arsyetimin se i duhet më shumë kohë për negociata për zgjedhjen e presidentit.

Time Kadrijaj, deputete e Aleancës, nxori vezë nga çanta e saj dhe ia hodhi kryeministrit, ndërsa bërtiste: “Turp, turp”.

Kosova ka ngecur në ngërç politik për gati dy vjet, shkruan “The Guardian”.

Gazeta ndërkombëtare shkruan se në një incident të ngjashëm në vitin 2015, “viktimë” kishte qenë kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa.

Në vitin 2015, kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa u qëllua me vezë në një incident të ngjashëm, shkruan The Guardian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close