LajmeRajon

Vetëvendosja me video ironizuese: Kjo opozitë me koordinim a pa koordinim?!

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë sot me një video ironizuese, ku flet për “veprimet dhe deklaratat e opozitës”.

Në një postim në Facebook, LVV-ja thekson se “mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do ta dorëzonin vendin para Serbisë.

“Opozita flet për izolim ndërkohë që sa ishte në pushtet fali tokë, nënshkroi ‘Zajednicë’, shiti e vodhi pasuri publike duke na mbajtur për 20 vjet të izoluar. Flet për fonde, tash kur i mban 150 milionë euro të bllokuara duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend. Flet për çmime të larta ndërkohë që e ka dërguar Ligjin për çmimet tavan në Gjykatë Kushtetuese. Mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë siç dëshmuan së fundi me kërkesën e tyre (të njëjtë me Serbinë) që të largohen kryetarët legjitimë nga objektet komunale në pjesën veriore dhe të organizohen zgjedhje të reja”, shkruan LVV-ja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close