BotaLajmeTopLajm

Vetëm 50 litra në ditë, Sllovenia vendos kufizime në furnizimet për furnizim me karburant, ushtria përfshihet në shpërndajen

Që nga mesnata ka hyrë në fuqi vendimi për kufizim të përkohshëm të furnizimit me karburant në pikat e karburanteve në Slloveni, me synim zbutjen e problemeve në furnizimin me derivatet e naftës.

Sipas masave të miratuara, në stacionet e karburantit lejohet që çdo individ të furnizohet me maksimum 50 litra karburant në ditë, ndërsa për personat juridikë dhe individët që ushtrojnë veprimtari, përfshirë edhe bujqësinë, lejohet deri në 200 litra. Kufizimet do të jenë në fuqi deri në një njoftim të ri.

Në procesin e shpërndarjes së karburantit është angazhuar edhe ushtria sllovene, e cila do të ndihmojë në transport dhe furnizim. Autoritetet u kanë bërë thirrje distributorëve që të koordinojnë dërgesat nga magazinat drejt pikave të karburantit, me qëllim përshpejtimin e furnizimit dhe rritjen e efikasitetit të shpërndarjes.

Tregtarët e karburantit janë të obliguar të dorëzojnë raporte të rregullta qeverisë mbi situatën në stacionet e karburantit, mbi bazën e të cilave autoritetet do të vendosin për masa të mundshme shtesë.

Kryeministri Robert Golob ka bërë të ditur se po shqyrtohen edhe masa që do të kufizonin në mënyrë të veçantë shitjen e karburantit për shtetasit e huaj dhe ka rekomanduar që tregtarët të përgatisin hapa të përshtatshëm në këtë drejtim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close