
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se është i dëshpëruar nga ofendimet që u thanë dje në protestën në Shkup që u mbajt kundër masave të reja dhe vaksinimit.
Ai tha se për atë çfarë ka ndodhur do të kërkojë qëndrim nga Oda e Mjekëve.
“Më duhet të them se jam i dëshpëruar nga protesta e djeshme, për shkak se nuk dëgjuam asnjë retorikë dhe mesazh në lidhje me vaksinat, për fat të keq ajo ishte protestë e mbushur me ofendime dhe kërcënime për punëtorët shëndetësor të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre në të gjitha valët por edhe tani”, tha Filipçe, përcjell SHENJA.



