
Ndaj vendimit të KSHZ-së ka reaguar Dega e BDI-së në Dibër, njofton Top24
Nga atje thonë se ky vendim tregon se VLEN është në krah të shefit antishqiptar, Mickoskit.
Nga atje shtojnë duke thënë se ky vendim dëshmon faktin se “misioni antishqiptar i koordinuar nga e ashtuquajtura “Qendra Hibride – Oligarkiko-politike” është gjallë dhe aktiv”.
“Kur është fjala për çështjen kombëtare, VLEN-istat – si gjithmonë – dezertorë dhe në krah të shefit antishqiptar, Mickovski!
Vendimi i sotëm antikushtetues dhe antishqiptar i Komisionit Qendror Zgjedhor kaloi vetëm me votat e anëtarëve maqedonas të VMRO-së dhe LSDM-së. I vetmi zë kundërshtues ishte ai i anëtares shqiptare të deleguar nga BDI-ja, znj. Ditmire Shehu. Ndërkohë, anëtari i VLEN-it, në vend që të mbrojë interesin e shqiptarëve, u largua nga mbledhja, duke ia lehtësuar rrugën vendimit anti-shqiptar.
Me këtë komplot të ulët antishqiptar, ku dy partitë maqedone u bashkuan për të zvogëluar numrin e këshilltarëve shqiptarë nëpër komuna shqiptare – dhe me largimin e anëtarit të VLEN nga mbledhja, i cili me mosprezencën e tij përkrahu vendimin e tyre – u dëshmua edhe njëherë fakti i paralajmëruar më herët:
misioni antishqiptar i koordinuar nga e ashtuquajtura “Qendra Hibride – Oligarkiko-politike” është gjallë dhe aktiv.
VLEN, si pjellë e asaj qendre, funksionon vetëm si “shqiptarë të ndershëm” për dekor, për të fshehur qëllimin e vërtetë: projektin antishqiptar dhe anti-evropian.
Veprime të këtilla, si ai i sotmi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor me listat e këshilltarëve, janë vetëm paralajmërim i asaj që pritet në të ardhmen.
E njëjta praktikë – siç është heqja e mërgatës nga evidencat – do të përdoret më vonë nga qeveria për të dëmtuar komunat shqiptare, si në ndarjen e buxhetit ashtu edhe në përfaqësimin politik të shqiptarëve.
Ky është një projekt i qartë antishqiptar, që synon dobësimin e pushtetit lokal shqiptar dhe margjinalizimin e zërit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Jemi të bindur se këto politika provokuese, me prapavijë të hapur antishqiptare, janë tepër të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin e shtetit.
Prandaj, nuk do të lejohen të kalojnë kaq lehtë!
Rezistenca e Aleancës Kombëtare për Integrim do të jetë e madhe, deri në kthimin e dinjitetit kombëtar shqiptar.
Ne do të luftojmë deri në atomin e fundit, që çështja shqiptare të mos përbuzet dhe që askush të mos guxojë të prekë dinjitetin dhe të drejtat legjitime të shqiptarëve.
Ndërsa VLEN, si bashkëautor i këtyre politikave degraduese për shqiptarët, le ta hajë turpin me bukë!”, shkruan BDI Dibër.



