
Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka shpallur të martën, më 25 gusht, ditë pushimi zyrtar në të gjitha institucionet publike të vendit, me rastin e përvjetorit të Lindjes së Profetit Muhamed, transmeton Zyrtare.
Vendimi është bërë i ditur nga Sekretariati i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Sirisë.
Sipas njoftimit, pushimi vlen për institucionet publike, ndërsa për ato institucione, natyra e punës ose rrethanat e të cilave kërkojnë vazhdimin e aktivitetit, do të zbatohen dispozitat përkatëse ligjore.
Lindja e Profetit Muhamed, e njohur si Mevludi, shënohet në vende të ndryshme myslimane me ceremoni fetare dhe aktivitete të posaçme.



