LajmeMaqedoniTopLajm

Vend kalimi kufitar “Mexhitlija” i mbyllur për komunikacion deri më 4 gusht

Vendkalimi kufitar grek “Niki” përkatësisht  vendkalimi kufitar “Mexhitlija” do të mbyllet për komunikacion transportues dhe të udhëtarëve në periudhën nga data 22.07 (e mërkurë) prej orës 00:00 deri në datën 04.08.2020 (e martë) në lidhje me protokollet e reja të Qeverisë greke për masat restriktive të Kovid-19.

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët  se deri te shërbimi qytetar  i vendkalimit kufitar “Mexhitlija” nga ana e shërbimit  kufitar grek nga vendkalimi kufitar “Niki” është dorëzuar njoftim, se  vendkalimi kufitar grek “Niki” do të mbyllet për komunikacion transportues dhe  të udhëtarëve në këtë periudhë.

“Të gjitha automjetet  motorike transportuese dhe të udhëtarëve që planifikojnë  të realizojnë hyrje dhe dalje  nga dhe në Greqi në periudhën e cituar, atë do të mund ta realizojnë  në vendkalimin kufitar grek “Evzoni”, informojnë sot nga MPB.

Related Articles

Back to top button
Close
Close