RajonTopLajm

Veliaj: Kemi fituar në Dajt me 52%

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi politik i PS në kryeqytet, Erion Veliaj ka shpallur një tjetër fitore. Nga selia rozë ai tha se PS ka fituar edhe zonën e Dajtit me 52%.

“Kemi zbritur Dajtin me një super fitore me 52%. Dajti është rritur jashtë mase. Forca më domethënëse e fitores tonë në Dajt kanë qenë vajzat, zonjat dhe zonjushat e Dajtit”.

Ndërsa deputeti socialist i zonës, Xhemal Qefalia, është shprehur se edhe në Kërrabë e zona të tjera do të shpallet fituese Partia Socialiste.

“Unë do kthehem sërish këtu pasi orteku u zbritës ka filluar në mënyrë të jashtëzakonshme nga Dajti nga kjo skuadër që ka sjellë rezultat spektakolar. Do vij prapë se edhe Kërraba edhe njësi të tjera do jenë fituese si Dajti”, u shpreh Qefalia. /tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close